Friday, 30. January 2026
Sport

Tifozët spanjollë shpalosin në Beograd hartën e Kosovës me flamur të Serbisë në ndeshjen e Europa League

GS 30/01/2026 1 Min. Lesezeit

Një tjetër skandal ka ndodhur në ndeshjen e Europa League, mes Crvena Zvezdas dhe Celta Vigos.

Tifozët e skuadrës spanjolle, kanë shpalosur në tribuna flamurin ku shihet harat e Kosovës, me ngjyrat e flamurit të Serbisë.

Ky veprim skandaloz ndodhi pikërisht në kryeqytetin serb, në Beograd dhe para zyrtarëve të lartë të UEFA-s.

Tifozët e Celta Vigos po ashtu kishin përkrahjen edhe të tifozeve serb për këto veprime.

Kjo nuk është hera e parë që harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb është shfaqur në ndeshje të rëndësishme evropiane.

Teilen: