Friday, 30. January 2026
Sport

Guardiola solidarizohet me Palestinën, mban shallin tradicional në koncertin humanitar në Barcelonë

GS 30/01/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ishte i ftuar mbrëmë në një koncert në Barcelonë në përkahje të Palestinës.

Koncerti Act x Palestina, mblodhi këngëtarë nga zhanre të ndryshme me eventin që kishte qëllim mbledhjen e fondeve dhe rritja e ndërgjegjësimit për situatën humanitare në Gaza dhe territoret e pushtuara.

I pranishëm ishte edhe Pep Guardiola, i cili u shfaq me shallin palestinez, “keffiye”.

“Assalamu alejkum. Kur shoh fëmijë që pyesin ‘ku është nëna ime?’ midis rrënojave, është e vështirë për mua të mos mendoj se i kemi lënë vetëm”, tha Guardiola, duke theksuar se njerëzit më të fuqishëm në botë, sipas tij, janë frikacakë që lejojnë fëmijët e pafajshëm të vuajnë ndërsa vetë gëzojnë sigurinë e shtëpive të tyre.

Përveç interpretuesve kryesorë, në skenë u shfaqën edhe të ftuar surprizë, përfshirë këngëtaren e njohur spanjolle, Rosalia.

Teilen: