Merkato/ Për Mallorca-n, Kumbulla dhe Muriqi nuk janë të pashitshëm
Ditët e fundit të merkatos duhen parë me shumë kujdes në Spanjë pasi si Marash Kumbulla edhe Vedat Muriqi nuk e kanë të garantuar të ardhmen në ishull.
Sipas medieve spanjolle Marash Kumbulla është mes lojtarëve, të cilët mund të largohen deri në përfundim të merkatos dimërore. Mbrojtësi nuk ka gjetur hapësirat e kërkuara dhe klubi i tij, Roma, po tenton ta rikthejë në Itali në një skuadër, e cila i lejon të luajë më shpesh.
Sa i përket Vedat Muriqit situata është disi më e komplikuar duke parë edhe rendimentin e lartë që ka treguar sulmuesi këtë sezon. Sipas gazetarit Tomeu Maura, Muriqi mund të largohet nëse lojtari dhe klubi marrin oferta financiare të majme. Sot deklaratat, sipas të cilave Muriqi nuk do të largohej nga Mallorca për asnjë çmim duket se kanë qenë më shumë fjalë për të rritur vlerën e bomberit në merkato.