Granit Xhaka do të mungoj së paku tri javë te Sunderlandi
Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris ka dhënë një përditësim rreth lëndimit të kapitenit të skuadrës, Granit Xhakës.
Xhaka mungoi në përballjen e Sunderlandit ndaj West Hamit shkaku i një lëndimit në kyçin e këmbës.
Sipas trajnerit francez të Sunderlandit, Xhaka po rikuperohet mirë nga ky lëndim dhe shton se javën tjetër do t’i nënshtrohet testeve të reja.
“Graniti është mirë. Ai do të ketë një tjetër vlerësim pas një jave, dhe më pas do të shohim ku ndodhet dhe do të përcaktojmë hapat e radhës. Me shumë gjasë do të duhen edhe rreth tre javë,” tha Le Bris.
Xhaka u transferua verën e vitit të kaluar te Sunderlandi nga Bayer Leverkuseni.
Gjatë këtij sezoni, mesfushori me prejardhje shqiptare ka shënuar një gol dhe ka dhuruar pesë asistime në Premier League.