Barcelona “blindon” Fermin Lopez
Mesfushori spanjoll ka nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën: ai do të qëndrojë te skuadra blaugrana deri në vitin 2031, me një klauzolë lirimi prej gjysmë miliardi.
Spanjolli i lindur në vitin 2003 ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Barcelonën. Fermin Lopez, i cili iu bashkua spanjollëve në moshën 13 vjeç, do të vazhdojë me klubin për pesë sezone të tjera.
Ky është rinovimi e tij i tretë në dy vjet e gjysmë; sipas Marca-s, marrja e tij nga Barcelona tani do të kërkojë pagesën e një klauzole lirimi prej 500 milionë eurosh.
Teilen: