Saturday, 31. January 2026
Sport

SHBA-të nën ethet e Super Bowl LX, bileta më e lirë në “Levi’s Stadium” kushton 6,652 $

GS 31/01/2026 2 Min. Lesezeit

Ndeshja e vitit mes Seattle Seahawks dhe New England Patriots do të jetë e shtrenjtë për tifozët e dy ekipeve, të cilët duhet kenë nisur të kursejnë prej kohësh për të siguruar një biletë në finalen e madhe të Super Bowl 60.

Siç dihet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rishitja e biletave nuk konsiderohet shkelje dhe për këtë motiv janë plot shtatë portale, të cilat rihedhin në treg biletat për eventet të ndryshme.

Sa i përket takimit që do të mbahet në “Levi’s Stadium” të Santa Clara-s, Kaliforni, mësohet se mesatarisht tifozët do të paguajnë rreth 1,072$ më shumë krahasuar me shifrën e shpenzuar një vit më parë nga tifozët prezent në “Caesars Superdome” të New Orleans ku nu vendos fituesja e Super Bowl 59.

Këtë vit bileta më e lirë e Super Bowl LX shitet në portalin “StubHub” me një çmim prej 6,652$.

Mesatarja e çmimeve të biletave në Super Bowl-et e fundit:

Super Bowl 59: $8,076 (Caesars Superdome, Neë Orleans; Kansas City Chiefs vs.Philadelphia Eagles)

Super Bowl 58: $12,128 (Allegiant Stadium, Las Vegas; San Francisco 49ers vs. Kansas City Chiefs)

Super Bowl 57: $8,907 (State Farm Stadium, Glendale, Arizona; Kansas City Chiefs vs. Philadelphia Eagles)

Super Bowl 56: $10,322 (SoFi Stadium, Ingleëood, Kalifornia; Los Angeles Rams vs. Cincinnati Bengals) Super Bowl 55: $11,840 (Raymond James Stadium, Tampa, Florida; Tampa Bay Buçaneers vs. Kansas City Chiefs)

Teilen: