Monday, 2. February 2026
Futboll

Çmenduri! Barcelona refuzon ofertën 200 mln euro për yllin e saj, Man. City mbetet duarthatë

GS 31/01/2026 1 Min. Lesezeit

Sipas asaj që raporton “Fichajes”, Barcelona ka refuzuar një ofertë 200 milionë euro nga Manchester City për Pedri-n. “Qytetarët” kanë qenë të gatshëm të bëjën transferimin e tyre më të shtrenjtë në histori dhe në rast pranimi, do të ishte transferimi i dytë më i shtrenjtë i të gjithë kohërave, pas Neymar te PSG për 222 milionë euro.

Pep Guardiola e ka shprehur haptazi gjithmonë admirimin ëpr një lojtar si Pedri, por refuzimi i barcelonës ka qenë kategorik dhe i menjëhershëm.

Pavarësisht shifrës tunduese, Barcelona është shumë e vendosur për të mbajtur Pedri-n në ekip sa më gjatë të jetë e mundur. Përveç City-t, edhe më parë ka pasur oferta të majme për mesfushorin spanjoll nga klube të tjera, përfshi edhe ato arabe, por që janë refuzuar direkt nga katalanasit.

Teilen: