Sunday, 1. February 2026
Sport

Refuzoi Fenerbahçen, Atletico Madridi përforcohet me Lookmanin

GS 01/02/2026 1 Min. Lesezeit

Ademola Lookman do të largohet nga Atalanta për të firmosur me Atletico Madrid. Marrëveshja është rritur mes klubeve, ndërsa edhe sulmuesi dha dritën jeshile.

Paga është tema kryesore e diskutuar në Itali. Pasi nuk pranoi për 4 milionë euro në sezon, akordi është arritur për 6.5 milionë euro bashkë me 2 milionë të tjera bonuse.

Fenerbahçe ofronte 9 milionë euro, por nuk arriti ta bindë. Atalanta ndërkohë do të arkëtojë mbi 40 milionë euro nga kjo shitje.

Skuadra e Simeones përforcohet kështu me një element mjaft të rëndësishëm. Transferimi i Lookman ishte kërkuar me ngulm gjatë kësaj kohe.

Teilen: