Monday, 2. February 2026
Futboll

🔥 Lookman i “tradhtoi” për Atletico-n, Fenerbahce kthen sytë nga Milan

GS 01/02/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse Fenerbahce arriti marrëveshjen personale me lojtarin, duke i ofruar rrogë 9 milionë euro plus 2 milionë të tjera bonuse, në fund Ademola Lookman zgjodhi të transferohet tek Atletico Madrid.

Duke qenë se klubit turk i duhet me patjetër një përforcim në sulm gjatë merkatos dimërore për të rivalizuar Galatasaray-in në garën për titullin kampion, Fenerbahce i është rikthyer pistës së vjetër që mban emrin e Christopher Nkunku.

Mediet turke bëjnë me dije se Fenerbahce ka vendosur të rinisë kontaktet dhe bisedimet me Milanin, për një transferim të mundshëm të sulmuesit francez drejt Stambollit. 24 orët e fundit do të jenë vendimtare për arritjen e marrëveshjes mes palëve.

Teilen: