Monday, 2. February 2026
Futboll

Gjithçka e lehtë për Juventusin, bardhezinjtë shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dyfishtë (video)

GS 01/02/2026 1 Min. Lesezeit

Në “Ennio Tardini”, Parma po përballet me Juventusin, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të në Serie A. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për bardhezinjtëm pas golit të Gleison Bremer në minutën e 15-të.

Francisco Conceicao krosoi nga goditja e këndit, braziliani kërceu më shumë se mbrojtësit e Parmës dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Në minutën e 37-të, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Pierre Kalulu, ishte Weston McKennie që shënoi një gol shumë të bukur me gjysmë-rroveshatë dhe dyfishoi shifrat për bardhezinjtë. Pjesa e parë e dominuar si në lojë dhe në rezultat, mbyllet 0-2 për Juventusin.

SHIKOGOLAT

Teilen: