Monday, 2. February 2026
Futboll

🔥 Gjithçka e konfirmuar, ky do të jetë largimi i parë nga Real Madrid në fund të këtij sezoni

GS 01/02/2026 1 Min. Lesezeit

Tashmë nuk ka vend për dyshime. Dani Carvajal po luan sezonin e tij të fundit me Real Madridin. Mbrojtësi spanjoll do të largohet pas plot 13 sezonesh rresht te “Los Blancos”, aty ku fitoi çdo trofe të mundshëm dhe mbajti edhe shirtin e kapitenit.

Me kontratën që i mbaron në qershor të vitit 2026, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos rinovojnë me mbrojtësin e djathtë, duke e bërë kështu të pashmangshëm largimin e tij në fund të sezonit.

Për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme në dy sezonet e fundit, Carvajal ka humbur rolin e titullarit dhe rëndësinë që ka pasur te Real Madrid. Edhe pse është ende herët, e ardhmja e spanjollit do të jetë në ligën saudite ose në MLS, pasi siç është shprehur edhe vetë lojtari, e ka të vështirë të veshë një fanellë tjetër në Europë, përveç asaj të Real Madridit.

Përveç Carvajal, në verë pritet të ketë edhe largime

Teilen: