Slot këshilla ekipit: Duhet të “mbyllim veshët” dhe të përqendrohemi te puna jonë
Liverpool, më në fund, siguroi fitoren e parë në Premier League për vitin 2026, duke mposhtur Newcastle 4-1 në Anfield të shtunën. “Ka shumë për të thënë për zhurmën përreth klubit,” tha Arne Slot, që më tej shtoi: “Tifozët e Liverpool na treguan se çfarë nënkuptojmë me zhurmë”.
“Unë u thashë lojtarëve se ajo që kërkova pas ndeshjes me Bournemouth ishte përmirësim në të dyja zonat. Pas dy ndeshjeve kemi shënuar 10 gola dhe kemi pësuar vetëm një. Ne u mbrojtëm shumë mirë, shumë goditje nga këndi, shumë gjuajtje, shumë goditje dënimi, paksa të ngjashme me ndeshjen jashtë fushe”, tha Slot.
“Sa më shumë lojtarët luajnë së bashku, aq më shumë mirëkuptim kanë. Ata mund të luajnë më shpesh së bashku dhe më shpesh me të njëjtën skuadër, siç na ka treguar sezoni i kaluar se luajmë më mirë kur jemi më shpesh së bashku“, deklaroi trajneri holandez i “reds”.