Wednesday, 4. February 2026
Futboll

Allegri për rinovimin e Maignan: Kemi blinduar një nga tre portierët më të mirë në Europë

GS 02/02/2026 1 Min. Lesezeit

Massimiliano Allegri foli në konferencë për shtyp para Bologna–Milan, ndeshje e javës së 23-të të Serie A. Trajneri u shpreh i kënaqur për rinovimin e Maignan: “Kemi blinduar një nga tre portierët më të mirë në Europë. Ai ka dashur gjithmonë të qëndrojë”. Për Mateta ishte i prerë: “Flas vetëm për lojtarët e Milanit, për respekt”.

Në aspektin mjekësor, Saelemaekers mungon për shkak të adduktorit, Pulisic vuan nga bursiti dhe do vlerësohet, ndërsa Leao do të jetë i gatshëm. Për ndeshjen, Allegri paralajmëroi: “Bologna do të kërkojë të na mposhtë, duhet një paraqitje shumë serioze”.

Ai sqaroi se klubi, jo ai, e ka bindur Maignan të rinovojë, teksa u tregua i kujdesshëm për Modric: “Vendos Luka nëse do të vazhdojë me ne edhe sezonin tjetër”. Sa iu përket objektivave, theksoi garën e fortë: “Luajnë 5 skuadra për 3 vende”, duke kërkuar vazhdimësi dhe durim.

Teilen: