Trump “mburret” me CR7, foton me portugezin e ekspozon në Shtëpinë e Bardhë
Në Shtëpinë e Bardhë, nën administratën e Donald Trump, është vënë në qendër të vëmendjes një foto e kornizuar, ku presidenti amerikan shfaqet së bashku me yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo. Fotoja, e vendosur në një nga dhomat e dekoruara së fundi të rezidencës presidenciale, përfshihet mes portreteve dhe imazheve të tjera të angazhimeve publike të Trump; mes liderëve botërorë si Putin dhe Xi Jinping.
Ronaldo ishte i ftuar në një darkë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë më 18 nëntor 2025, ku Trump mikpriti edhe Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Një event që u ndoq nga “selfie virale” me liderë botërorë dhe figura të biznesit si Elon Musk apo presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Takimi shkaktoi diskutime në media, me kritika që e lidhnin shfaqjen e Ronaldos me konotacione politike, ndërsa Trump përshëndeti yllin portugez dhe e falënderoi publikisht për pjesëmarrjen.
