Rahoveci 029 forcohet nën kosh
KB Rahoveci 029 ka vazhduar të përforcohet për pjesën e mbetur të sezonit në Superligën e Kosovës.
Ekipi që po debuton këtë sezon në elitën e basketbollit kosovar, të martën ka prezantuar përforcimin e ri.
Bëhet fjalë për amerikanin Naheem McLeod, i cili thuhet se tashmë i është bashkuar ekipit dhe do të jetë gati të debutojë këtë vikend.
McLeod është i gjatë 224 centimetra dhe luan në pozitën e qendrës kurse te Rahoveci 029 po shihet si përforcim i rëndësishëm në luftën për mbijetesë.
Teilen: