Ish lojtari i Inter-it Nicolas Giani ndërron jetë në moshën 39 vjeçare
Futbolli italian është tronditur nga një lajm i hidhur gjatë pasdites së të martës.
Ish-futbollisti Nicolas Giani ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare,dhe atë pas një sëmundjeje tejet të rëndë.
Përndryshe Giani ishte diagnostifikuar me këtë sëmundje para disa vitesh, çka bëri t’i jap fund karrierës së tij si futbollist ndërkohë nuk dihet emri i kësaj sëmundje e cila konsiderohet si e pashërueshme.
Kujtojmë që Nicolas Giani dikur ka luajtur për gjigantin italian Inter,duke qenë pjesë e neuroazzurëve që nga vitet 2005-2008,por karriera e tij e suksesshme ishte tek klubet e vogla ku luajti për skuadrat si: Vicenza, Spezia dhe SPAL ku me këtë të fundit e ngriti në Serie A pas gati 49 vitesh.
Teilen: