Tuesday, 3. February 2026
Sport

Bylisi nuk ndalet në merkato, prezanton 5 blerjet e reja

GS 03/02/2026 1 Min. Lesezeit

Ditën e djeshme u mbyll merkato, por sot Bylisi prezanton 5 afrimet e reja, që ka bërë gjatë këtij sesioni në tregun e transferimeve të futbollistëve.

Sulmuesi brazilian Olávio dos Santos Lima Filho, mesfushori portugez Tomas Kastro, sulmuesi anësori nga Portugalia Pedro Vieira, mesfushori nga Maqedonia e Veriut Gjorgji Stilov dhe mbrojtësi Kristian Gjini nga dita e sotme janë zyrtarisht lojtarë të klubit mallkastriot.

Bylisi ka qenë një nga klubet më aktivë në merkaton e dimrit, duke bërë shumë lëvizje si në hyrje dhe në dalje. Kujtojmë që Marin Abazaj u transferua te Pogradeci, ndërsa Alex Peralta te Flamurtari vetëm një ditë më parë.

Teilen: