🔥 Joan Laporta jep dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës
Presidenti i gjigantit katalunas Barcelona Joan Laporta ka konfirmuar se do të jap dorëheqje të hënën,në mënyrë që të lë hapësirë për kandidim në zgjedhjet e klubit.
Laporta ka bërë të ditur se në përputhje me statutet e klubit ai dhe disa anëtarë të bordit duhet që të dorëhiqen në mënyrë që t’i japin rrugë kandidimeve.
Përndryshe Laporta e konfirmoi këtë teksa është në udhëtim me ekipin e parë,ku Barcelona do të takohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Albacetes.
Ndërkohë Laporta u shpreh i entuziasmuar me zgjedhjet mbrenda klubit,dhe uron për një proces të drejtë dhe korrekte për zgjedhjen e strukturave të klubit të Barcelonës.
Kujtojmë që zgjedhjet në klubin e Barcelonës pritet të zhvillohen më 15 mars.
Teilen: