Tuesday, 3. February 2026
Sport

Romario është i sigurt: Pa Neymar, Brazili ka më pak shanse për të fituar Botërorin

GS 03/02/2026 2 Min. Lesezeit

Skuadra e Brazilit për Kupën e Botës 2026 është akoma në ndërtim, nuk ka një formë përfundimrare. Enigma e madhe, sigurisht, mbetet Neymar. Pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës është në dyshim serioz, veçanërisht duke pasur parasysh pritjen e gjatë. Seria e gjatë e dëmtimeve në vitet e fundit dhe mungesa e qëndrueshmërisë te Santos për shkak të problemeve fizike janë një barrë e rëndë.

Romario, në një intervistë me Veja Magazine, nuk i kurseu fjalët në mbrojtje të kampionit brazilian: “Mungesa e tij do të ishte një humbje e madhe. Pa Neymar, titulli i gjashtë botëror largohet”.

Për ish-kampionin e botës, sulmuesi është i vetmi i aftë të ofrojë atë shkëlqim që historikisht e ka bërë Seleçãon unike. “Pa të, për fat të keq, Brazili rrezikon të bëhet një skuadër si shumë të tjera”.

Paraqitja e fundit e Neymar për Brazilin daton më 17 tetor 2023, në ndeshjen kundër Uruguajit, një ndeshje e shënuar nga këputja e ligamentit të kryqëzuar që e mbajti jashtë fushave për gati një vit. Që atëherë, katër trajnerë janë ndryshuar në stolin brazilian pa e thirrur kurrë. Ancelotti, ndërsa e quajti atë “lojtarin më të talentuar në vend”, ishte i qartë: Neymar do të thirret vetëm nëse është 100% gati.

Ndërkohë, Brazili po përgatitet për dy ndeshje testimi të nivelit të lartë kundër Francës dhe Kroacisë, të planifikuara për në fund të marsit. Këto miqësore janë thelbësore, jo vetëm për të vlerësuar gjendjen e ekipit, por edhe për të filluar përcaktimin e 26 emrave që do të fluturojnë për në Kupën e Botës 2026.

Teilen: