Wednesday, 4. February 2026
Sport

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

GS 03/02/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Barcelonës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Barça, të martën mbrëma fitoi 2:1 në udhëtim për ta eliminuar skuadrën e Albacetes në çerekfinale.

Lamine Yamal (39′) e Ronald Araujo (56′) shënuan golat për Barçën, ndërsa për Albaceten realizoi Moreno në minutat e fundit të ndeshjes.

Barcelona shënoi edhe një gol me anë të Ferran Torresit në minutën e 90-të, por që VAR-i ia anuloi.

Teilen: