Wednesday, 4. February 2026
Sport

Milano-Cortina 2026 në RTSH/ Ja sa fiton një medalist,  çmimet, bonuset dhe diferencat mes vendeve

GS 04/02/2026 3 Min. Lesezeit

Vlera e një medaljeje olimpike shkon përtej metalit. Në Lojërat Olimpike Milan-Cortina 2026, premiot për fituesit varion nga vendi në vend.

Ari olimpik, në realitet, nuk është ar. Ai përmban vetëm disa gramë metal të çmuar, ka një vlerë të kufizuar tregu dhe nuk mbart asnjë çek të nënshkruar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Megjithatë, për ata që e fitojnë, mund të përkthehet në një shpërblim gjashtëshifror. Ky është paradoksi ekonomik i Lojërave Olimpike, të cilat në Milano-Cortina 2026 do të bëjnë diferencën në numra, modele dhe dallime të thella midis vendeve.

Në fakt, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk jep çmime monetare për medalje. Ari, argjendi dhe bronzi mbeten çmime simbolike, të ngarkuara me vlerë sportive dhe mediatike, por pa shpërblime monetare.

Do të jenë shtetet e sportistëve fitues ato që do të “mbushin” këtë boshllëk, përmes Komiteteve të tyre Olimpike Kombëtare ose programeve publike të nxitjes, të cilat pasqyrojnë përparësitë politike dhe modelet e mbështetjes për sportin elitar.

Në kontekstin europian, Italia renditet ndër vendet më bujare në këtë aspekt. Komiteti Olimpik Kombëtar Italian ka konfirmuar për Milano-Cortina një strukturë çmimesh të miratuar tashmë në Lojërat e fundit: 180,000 mijë euro bruto për arin, 90,000 mijë euro për argjendin dhe 60,000 mijë euro për bronzin.

Karakteristika më e spikatur ka të bëjë me metodën e pagesës. Çmimi i jepet secilit atlet, jo vetë medaljes. Në sportet ekipore, çdo anëtar i ekipit merr shumën e plotë për medaljen e fituar. Prandaj, nuk është një shumë totale që duhet ndarë, por më tepër një njohje individuale brenda arritjes kolektive.

Në Shtetet e Bashkuara, programi “Operacioni Gold” ofron çmime dukshëm më të ulëta: pak mbi 35,000 mijë dollarë për një medalje ari, me shuma në rënie për medaljet e argjendta dhe të bronzta. Kjo zgjedhje është në përputhje me një model në të cilin të ardhurat e atletëve vijnë kryesisht nga sponsorizimet private. Në Kanada, Australi dhe pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, bonuset mbeten në rangun e disa dhjetëra mijëra eurove. Në anën tjetër të spektrit janë disa vende aziatike, si Singapori dhe Hong Kongu, ku çmimet e medaljeve të arta mund të kalojnë gjysmë milioni euro. Në këto raste, bonusi olimpik merr formën e një politike publike dhe mjeti kombëtar promovimi.

Teilen: