Wednesday, 4. February 2026
Sport

Superliga rikthehet këtë vikend

GS 04/02/2026 1 Min. Lesezeit

Stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll, zyrtarisht nis këtë vikend.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK, të mërkurën ka publikuar orarin e pesë ndeshjeve që do të luhen në kuadër të xhiros së 19-të.

Prej pesë ndeshjeve, tri do të luhen të shtunën dhe dy të tjera të dielën kurse të gjitha startojnë në orën 13:00.

Dukagjini – Prishtina, Drenica – Llapi dhe Ferizaj – Drita, janë përballjet e ditës së shtunë.

Ndërkohë, xhiro do të mbyllet të dielën me ndeshjet Gjilani – Ballkani dhe Malisheva – Prishtina e Re.

Teilen: