Thursday, 5. February 2026
Sport

Kalvari Pogba! Jashtë fushe për një kohë të pacaktuar, Monaco e heq nga lista Champions

GS 05/02/2026 1 Min. Lesezeit

Paul Pogba nuk gjen paqe. Pas skualifikimit për doping, mesfushori francez ishte kthyer në fushë me Monaco. Eksperienca e tij me këtë skuadër ka qenë e kushtëzuar nga dëmtimet, që nuk e kanë lejuar të luajë në vazhdimësi.

Tani vjen një tjetër ndalesë dhe sipas drejtorit të përgjithshëm të Monaco, Thiago Scuro, nuk ka asnjë parashikim se kur lojtari mund të kthehet në stërvitje. Për këtë arsye Pogba nuk është futur në listën e Champions League për fazën me eliminim direkt.

Pogba u bashkua me Monaco në qershor, me parametra zero. Ai sapo kishte përfunduar skualifikimin prej 18 muajsh për doping, ndërsa më pas e shoqëruan një sërë dëmtimesh, që e penguan të hyjë plotësisht në skuadër. Deri tani ka luajtur vetëm 30 minuta me klubin e Principatës, në 3 ndeshje të Ligue 1. Në dhjetor dëmtoi pulpën e këmbës së majtë dhe që atëherë nuk de ka rinisur stërvitjen.

Teilen: