Thursday, 5. February 2026
Sport

🔥 Nga i përjashtuar te i padiskutueshëm, Elseid Hysaj bëhet me “krahë” te Lazio

GS 05/02/2026 1 Min. Lesezeit

Elseid Hysaj nuk ka kaluar një moment të mirë muajt e fundit të vitit 2025. Saktësisht muaji nëntor dhe dhjetor ishin për t’u harruar për shqiptarin, i cili pas ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare, u përjashtua nga stafi i ekipit të Lazio.

Kjo me arsyen se lideri kuqezi nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe që për shkak të disa zgjedhjeve teknike nuk preferohej. Ndërkohë tashmë gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër dhe kjo falë edhe merkatos së janarit.

Klubi ka bërë disa largime dhe afrime në këtë periudhë. Gjithsesi kjo i ka hapur “krahun” shqiptarit të përfshihet në listën e skuadrës italiane për pjesën tjetër të sezonit, ku pritet që në krahun e tij të jetë i padiskutueshëm. Kjo edhe nga fakti që afrimet janë relativisht në një moshë të re dhe pa shumë eksperiencë për të mbuluar një pozicion të tillë.

Sigurisht që Hysaj në këtë mënyrë bëhet me “krahë” dhe tashmë do të synojë të jetë version më i mirë i vetes së tij në fushën e lojës.

Teilen: