Thursday, 5. February 2026
Sport

Milano Cortina 2026 në RTSH/ Dëmtim i rëndë për yllin e snowboard-it, Mark McMorris

GS 05/02/2026 1 Min. Lesezeit

Ankth në Livigno për gjendjen e Mark McMorris, legjenda kanadeze e snoëboard-it, që përfundoi në spital pas një rrëzimi të frikshëm gjatë stërvitjes.

Sportisti 32-vjeçar, 3 herë fitues i medaljes olimpike të bronzit, është transportuar me barelë për shkak të një rënieje nga rreth 50 metra, teksa po provonte kërcimet në prag të kualifikueseve.

Nuk është hera e parë që “luftëtari” McMorris përballet me fatin e keq. Karriera e tij është shoqëruar me rikuperime të jashtëzakonshme, siç ishte ai pas incidentit të rëndë të 2017-ës.

Megjithatë, kjo rënie në prag të ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 ngre dyshime të forta në lidhje me pjesëmarrjen e 4-t të këtij sportisti në një kompeticion të tillë.

Teilen: