Thursday, 5. February 2026
Sport

Masat e sigurisë për “Super Bowl LX”/ “ICE” nuk do aktivizohet në Santa Clara

GS 05/02/2026 2 Min. Lesezeit

Siguria e “Super Bowl LX” në “Levi’s Stadium” të Santa Clara-s do të jetë një detyrë e disa agjensive kryesore amerikane të rendit, por jo e “ICE”.

Siguria e një finalaje të “Super Bowl” ka qenë gjithmonë një shqetësim i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pas ngjarjeve që ndodhën në Mineapolis, institucionet përkatëse kanë vendosur që të garantojnë rendin dhe sigurinë pa ndihmën e agjensisë së Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave, e cila njihet ndryshe si “ICE”.

Humbja e jetëve në Mineapolis gjatë muajit janar ka bërë që kjo agjensi të shikohet me skepticizëm në disa shtete të Amerikës dhe për momentin është vendosur që në San Francisko të garantojnë për sigurinë e eventit Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

“Kemi shumë besim se Departamenti i Sigurisë Kombëtare, agjensi kjo, e cila ka garantuar mbarvatjen në mbi 20 finale të tilla, do të dërgojë në terren focat e duhura që të mundësojnë që gjithçka të shkojë mirë”, tha Shefja e Sigurisë pranë NFL-së, Cathy Lanier.

“Me këtë dua të them se mes agjensive, të cilat punojnë për këtë departament nuk do të jetë ‘ICE’. Kjo agjensi nuk ka qenë as në finalet e viteve të fundit dhe nuk shikoj nevojën që të aktivizohet këtë vit”, shpjegoi Cathy Lanier.    Sipas medieve amerikane zona ku do të mbahet kjo finale do të mbikqyret edhe nga helikopterë specialë. Ekipi i Mbështetjes së Emergjencave Bërthamore (NEST) i Departamentit të Energjisë tha se do të kryejë matje rutinë të rrezatimit duke nisur prej ditës së sotme, një masë standarde sigurie për ngjarje të mëdha. Ndërsa në terren nuk do të mungojnë edhe forcat S.W.A.T..

Teilen: