Thursday, 5. February 2026
Sport

Sulmuesi Ademi i bashkohet Llapit

GS 05/02/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Fiton Ademi është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit, që garon në Superligën e Kosovës.

Sulmuesi 23-vjeçar te skuadra e Llapit është prezantuar të enjten dhe me ekipin e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.

Ademi te Llapi është transferuar nga Shkëndija e Tetovës, ekip me të cilin këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka bërë po aq asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat.

Te Llapi e shohin Ademin si përforcim të madh për sulmin dhe zëvendim për Axel Gnapin, i cili javë më parë është transferuar në Rusi.

Ademi ka luajtur për gjeneratat U19 dhe U21 të Maqedonisë së Veriut, ku në total ka regjistruar 9 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola.

 

Teilen: