Merkato NBA/ Davis dhe Porzingis ndryshojnë ekip
Merkato në NBA është në orët e saj të fundit. Mbrëmjen e kaluar skuadra si Dallas dhe Golden State kanë qenë mjaft aktive duke arritur që të lëvizin lojtarë me mjaft peshë. Kështu konsiderohet shkëmbimi i bërë në aksin Dallas-Washington.
Në këmbim të një lojtari si Anthony Davis, ekipi i Mavs mori lojtarë si Khris Middleton, AJ Johnson, Malaki Branham dhe Marvin Bagley. Ndërsa nga ana tjetër ekipi i Wizards përveç “AD” transferoi edhe Davis, Jaden Hardy, D’Angelo Russell dhe Dante Exum.
Një tjetër marrëveshje e madhe ishte edhe ajo që dërgoi në San Francisco një basketbollist si Kristaps Porzingis. Ky i fundit u zhvendos në Californi ndërsa skuadra e Atlanta Hawks mori në këmbim dy lojtar si Jonathan Kuminga dhe Buddy Hield.
Teilen: