Thursday, 5. February 2026
Sport

Kombëtarja U-17 zhvillon dy miqësore ndaj Letonisë në mars

GS 05/02/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Letonisë U-17 në muajin mars në Shqipëri.

Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Letoneze të Futbollit dhe takimet do të zhvillohen më 26 dhe 28 mars.

Stadiumi dhe orari i ndeshjeve do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Dy miqësoret do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve dhe për të testuar elementë të rinj në përbërjen e Kombëtares U-17.

Teilen: