Ballkani vazhon me përforcime
Mesfushori nga Bullgaria, Stanislav Petkov është përforcimi më i ri i Ballkanit.
Ekipi nga Suhareka, të enjten e ka zyrtarizuar Petkovin, i cili karrierë ka bërë në Bullgari e Slloveni.
“FC Ballkani vazhdon të përforcohet në afatin kalimtar, tani duke transferuar mesfushorin bullgar Stanislav Petkov. 21 vjeçari, i cili vjen me një përvojë të rëndësishme nga kampionatet si ai bullgar dhe slloven, do të jetë një lojtar i ri i rëndësishëm në ekipin tonë”, ka shkruar Ballkani.
Te Ballkani presin shumë nga mesfushori i ri.
“Petkov luan si mesfushor defensiv dhe pritet të përforcojë dukshëm këtë repart me agresivitetin dhe aftësitë e tij mbrojtëse. Me një vlerë tregu në rritje dhe eksperiencën e fundit te Tabor Sezana, ai është gati për aventurën e re me ne”, përfundon Ballkani.