Thursday, 5. February 2026
Sport

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

GS 05/02/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri nga Greqia, Michalis Kakiouzis më nuk është trajner i Sigal Prishtinës.

Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll, të enjten ka njoftuar për largimin e grekut Kakiouzis.

Ai mori drejtimin e Prishtinës para fillimit të sezonit, por u largua për arsye familjare.

“Klubi ynë shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Michail Kakiouzis për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij sezoni, si dhe për bashkëpunimin korrekt dhe angazhimin e vazhdueshëm në punën me ekipin”, thuhet në njoftimin e klubit.

Klubi ka falënderuar trajnerin dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

“Për arsye familjare, nga dita e sotme, trajneri Michail Kakiouzis nuk do të jetë më pjesë e klubit tonë”, shtoi Prishtina.

Teilen: