Kërling dhe hokej mbi akull në RTSH Sport
Kërling dhe hokej mbi akull. Këto ishin disiplinat që kanë ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, që ka ekskluzivitetin e Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Në Kërling, Britania e Madhe ka munguar Estoninë, 10-5. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mundur Zvicrën, 7-4. Më interesante sfida mes Kanadasë dhe Italisë, atje ku ishin medalistët e artë të Lojërave Olimpike Dimërore në “Pekin 2022”.
Bëhet fjalë për dyshen italiane Stefania Kostantini/Amos Mosaner. Kurse Kanadaja përfaqësohej me Zhoselin Pitermen. Diferenca ka ardhur që në raundin e parë, të cilën kanadezët e kanë fituar 5-0. Më pas kundërpërgjigjet e Italisë ishin minimale derisa në përfundim të raundit të gjashtë rezultati ishte 7-2.
Dy raundet e fundit ishin të panevojshme, kurse Kanadaja merr fitoren e tretë radhazi duke kryesuar fazën e grupeve. Në hokej mbi akull, Suedia ka mundur Gjermaninë, 4-1, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Çekinë, 5-1. E premtja do të jetë për ndeshjen e kërling në dyshen mikse Itali – Zvicër, si dhe në mbrëmje me Ceremoninë e Hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” duke nisur nga ora 20:00.
Dhe deri më datë 22 shkurt, në katër kanale RTSH 1, RTSH 2, RTSH Sport dhe RTSH 24, gjithçka do të jetë vetëm për Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.