Friday, 6. February 2026
Sport

Me të në fushë trajneri bën gjumë të qetë! Berat Gjimshiti shkëlqen kundër Juventusit

GS 06/02/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ishte mes më të mirëve në fushë për Atalantën në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit. Në fitoren 3-0 të bergamaskëve, Gjimshiti shkëlqeu në fushë, bashkë me Ederson.

Jo më kot shtypi italian e ka ngritur në qiell futbollistin shqiptar, duke vlerësuar paraqitjen e tij në sfidën e së enjtes në mbrëmje.

“Gjimshiti 7 – Paraqitja e zakonshme e një mbrojtësi solid dhe të vëmendshëm, nga ata që e bëjnë trajnerin të flejë i qetë. Shumë e rëndësishme një ndërhyrje shpëtimtare e tij në fillim të pjesës së dytë”, – shkuan Sportmediaset në vlerësimin për mbrojtësin kuqezi.

Ky është versioni më i mirë i mbrojtësit shtatlartë, për të cilin ka nevojë edhe trajneri Silvinjo e Kombëtarja në muajin mars, në sfidën e Play-off-it kundër Polonisë në Varshavë. Berat Gjimshiti është një nga liderët e Atalantës dhe Shqipërisë.

Teilen: