Friday, 6. February 2026
Sport

NBA/ Lakers pa Donçiç fitojnë përballë Filadelfias, Warrios mund me “rezerva” Suns

GS 06/02/2026 2 Min. Lesezeit

Los Angeles mund Filadelfian në Kaliforni në një ndeshje të vendosur në fund. Vendasit humbën shërbimet e Luka Donçiç në periodën e dytë për shkak të një problemi në këmbën e majtë. Austin Reaves u kthye në lojtarin e ndeshjes pasi shënoi 35 pikë më vetëm 25 minuta. Ndërsa për miqtë performanca e dyshes Joel Embiid (35 pikë) dhe Tyrese Maxey (26 pikë dhe 13 asist) nuk shmangu disfatën.

Një tjetër fitore me peshë ishte edhe ajo e arritur nga Golden State në Finiks. Ekipi i Warriors u prezantua në Arizona me vetëm Draymond Green të gatshëm për të luajtur që nga minuta e parë mes titullarëve të skuadrës. Vendasit e Suns menduan se arritën fitoren në periodën e katërt pasi krijuan një avantazh prej 14 pikësh, por miqtë nga San Francisko nuk u dorëzuan dhe falë një rezultati të pjesshëm 22-5 arritën që të përmbysnin gjithçka. Heronjtë e duelit për ekipin e Golden State ishin dy lojtarë stoli si Pat Spencer (20 pikë) dhe De’Anthony Melton (17 pikë).

Ndeshjet

DETROIT PISTONS-WASHINGTON WIZARDS 117-126

ORLANDO MAGIC-BROOKLYN NETS 118-98

ATLANTA HAWKS-UTAH JAZZ 121-119

TORONTO RAPTORS-CHICAGO BULLS 123-107

HOUSTON ROCKETS-CHARLOTTE HORNETS 99-109

DALLAS MAVERICKS-SAN ANTONIO SPURS 123-135

PHOENIX SUNS-GOLDEN STATE WARRIORS 97-101

LOS ANGELES LAKERS-PHILADELPHIA 76ERS 119-115

Teilen: