Friday, 6. February 2026
Sport

Milano-Cortina 2026 në RTSH/ Curling ekip i përzier, Italia dominon Zvicrën 12-4

GS 06/02/2026 1 Min. Lesezeit

Në ditën e sotme Milano-Cortina 2026 ka dhuruar gëzimin e parë për publikun vendas. Në disiplinën e curling ekip i përzier dyshja e formuar nga Stefania Costantini dhe Amos Mosaner kanë mundur që të fitojnë ndeshjen përballë Zvicrës me shifrat 12-4.

Kjo fitore kishte mjaft rëndësi për “të kaltrit” pasi erdhi pas humbjes së djeshme ku Kanadaja i mposhti 7-2. Ndërsa sot në orën 14:35 Italia do të sfidojë Estoninë. Kjo fitore e arritur sot ishte shpresëdhënëse për Italinë, e cila ka përpara një rrugëtim të gjatë pasi i duhet që të ndeshet edhe me shtatë kombëtare të tjera për të fituar të drejtën për të kaluar në fazën finale, e cila i takon vetëm katër skuadrave më të mira në klasifikim.

Teilen: