Saturday, 7. February 2026
Sport

🔥 Kupa e Mbretit në Spanjë/ Atlético-Barça dhe Athletic-Real Sociedad janë çiftet gjysmëfinaliste

GS 06/02/2026 1 Min. Lesezeit

Katër më të mirat e Kupës së Mbretit të Spanjës për këtë sezon kanë njohur pengesën e fundit përpara finales së madhe.

Shorti i cili ishte i lirë ka vendosur përballë njëra-tjetrës Atlético Madrid-Barça dhe Athletic-Real Sociedad. Ndeshjet e para do të mbahen javën që vjen në Madrid dhe Bilbao, ndërsa takimet e kthimit do të luhen javën e parë të marsit në Barcelonë dhe San Sebastián.

Teilen: