Friday, 20. February 2026
Sport

Mesfushori boshnjak Mekiq i bashkohet Prishtinës së Re

GS 06/02/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori boshnjak, 30-vjeçari Nedim Mekiq, i është bashkuar Prishtinës së Re.

Lajmi është bërë zyrtar të premten pasdite.

Ai së fundmi ishte te klubi elitar në Bosnjë-Hercegovinë, Sloga Meridian.

“Gjatë karrierës së tij, Mekiq ka ndërtuar profil solid duke u paraqitur në klube si Zhelezniçari, Radnik Bijeljina dhe GOSHK Gabela në Bosnjë, dhe Pas Lamia në Greqi. Me përvojën e tij, Mekiq pritet të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën e KF Prishtina e Re në vazhdim të sezonit”, ka shkruar klubi në Facebook.

Në 16 ndeshjet e këtij sezoni në Bosnjë-Hercegovinë, Mekiq e pati një asistim.

 

Teilen: