Friday, 6. February 2026
Sport

Skandal me veshjet e skitarëve në Olimpiadën Dimërore ‘Milano-Cortina 2026’; kontrolle në kërcimin me ski për doping

GS 06/02/2026 1 Min. Lesezeit

Një skandal i pagëzuar ‘penisgate’ ka tronditur garat e kërcimit me ski në Predazzo duke detyruar gjyqtarët e Milano-Cortina 2026 të bëjnë marrin disa masa kontrolli teknologjike të paprecedentë për të mbrojtur rregullsinë e garave.

Sipas asaj që publikohet në median ndërkombëtare, disa sportistë të kësaj disipline kanë bërë disa injeksione me acid ialuronik në zonat intime për të rritur përmasat anatomike duke shfrytëzuar kështu rregulloren për parametrimin e sipërfaqeve të tutave teknike në proporcion me trupin

Një tutë më e gjerë, në fakt krijon një efekt vele që garanton një aerodinamikë më të madhe duke i lejuar sportistët të fluturojnë sa më larg dhe të fitojnë centimetra vendimtare. Për të kontrastuar këtë formë të çuditshme manipulimi që mund të duket si një lloj dopingu teknologjik, organizatorët kanë bërë të detyrueshëm skanimimin e sofistikuar në 3D përpara çdo kërcimi dhe vendosjen e një mikrochipi në uniformat e sportistëve për të konfirmuar se zgjerimi i veshjes teknike të jetë rigorozisht konform dimensioneve reale fizike të sportistëve pas asnjë ndryshim artificial.

Teilen: