Saturday, 7. February 2026
Sport

Prishtina angazhon trajner të ri

GS 07/02/2026 1 Min. Lesezeit

Sigal Prishtina ka angazhuar trajnerin e ri pas largimit të Michalis Kakiouzisit.

Bëhet fjalë për trajnerin Dushan Dubleviq, i cili ka marrë drejtimin e ekipit nga kryeqyteti.

“Pas ndryshimeve të plota në strukturën drejtuese të klubit, synimi ynë është i qartë: rikthimi i stabilitetit, disiplinës dhe mentalitetit fitues në parket”, ka shkruar Prishtina.

“Trajneri Dubljević vjen me përvojë ndërkombëtare, duke udhëhequr ekipe si KK Sutjeska Nikšić dhe KK Teodo Tivat, përfshirë paraqitje në ABA League dhe ABA League 2”.

Për Prishtinën, Dubleviq “sjell një filozofi pune që kërkon angazhim maksimal, përgjegjësi dhe respekt për fanellën – vlera që përfaqësojnë identitetin tonë në parket”.

Teilen: