Francesca Lollobrigida, e artë për Italinë
Francesca Lollobrigida, 35-vjeçare, i jep medaljen e parë të artë Italisë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Jo vetëm të artën, por pas katër vitesh thyen dhe rekordin olimpik. Gjithçka ndodhi në patinazhin e shpejtësisë në distancën e 3000 metrave, që u zhvillua në stadiumin e patinazhit të shpejtësisë në Milano dhe që erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. 3’54”28 koha e italianes, teksa rrëzoi rekordin olimpik të holandezes Irene Shuten me kohën 3’56”93 vendosur më 5 shkurt 2002 në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.
Dhjetë finalistet ishin ndarë në çifte dhe Lollobrigida ka qenë në grupin e tetë, së bashku me kanadezen Malteis. Dy 35-vjeçare ballë për ballë njëra-tjetrës, por që nuk e kishin duelin me njëra-tjetrën, ndërsa kohët ishin individuale.
Një paraqitje e jashtëzakonshme për Lollobrigida, kurse në vendin e dytë norvegjezja Viklund me kohën 3’56”54, kurse në vendin e tretë kanadezja Malteis me kohën 3’56”93. Në këto kushte festë e jashtëzakonshme në Milano, kurse Italia shkon në numrin tre të medaljeve që në ditën e parë të Lojërave Olimpike Dimërore.