Sunday, 8. February 2026
Futboll

Muçi nuk di të ndalet në Turqi, gol, asist dhe “Lojtari i Ndeshjes” në fitoren e Trabzonspor (video)

GS 07/02/2026 1 Min. Lesezeit

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonisti kryesor dhe “Lojtari më i vlerësuar” i ndeshjes në fitoren e Trabzonspor 0-3 në transfertën ndaj Samsunspor, e vlefshme për javën e 21-të.

Muçi dha asistin për golin e parë të takimit të shënuar nga Paul Onuachu, krijoi aksionin për golin e dytë të shënuar po nga Paul Onuachu, fitoi penallti në shtesë dhe u tregua i saktë nga 11-metrat duke vulosur fitoren 0-3 për Trabzonspor.

Ky është goli i 9-të për sulmuesin kuqezi këtë sezon në Superligë turke dhe i 12-ti bashkë me golat në Kupë, pas harruar këtu edhe 5 asistet. Trabzonspor renditet momentalisht në vendin e tretë me 45 pikë. Sa për Ernest Muçin, po përjeton padyshim sezonin e tij më të mirë në karrierë.

SHIKOGOLIN

Teilen: