Saturday, 7. February 2026
Sport

Japonia dhe Norvegjia, të artë

GS 07/02/2026 1 Min. Lesezeit

Japonia dhe Norvegjia marrin medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Pikërisht në snowboard gjithçka është dominuar nga Japonia.

Gjithçka erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Kështu në Kërcim në ajër në snowboard, medalja e artë ishte për Kira Kimura me 179.50 pikë pas tre raundesh.

Më pas i argjendtë një tjetër japonez, Rioma Kimata me 171.50 pikë dhe në vendin e tretë dhe medalja e bronztë për Su Jiming të Kinës me 168.50 pikë. Ndërkohë në garën individuale për femra në kërcim me ski e arta ishte për norvegjezen Stroem Ana Odine me 267.3 pikë. Në vendin e dytë dhe e argjendtë Nika Prevç e Sllovenisë me 266.2 pikë dhe në vendin e tretë dhe e bronztë japonezja Nozomi Marujama me 261.8 pikë.

Lista e medaljeve për momentin kryesohet nga Italia, Japonia dhe Norvegjia me nga tre të tilla me një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë. Pas tyre Suedia me dy në total e më tej akoma Zvicra, Sllovenia, Kanadaja dhe Kina me nga një. Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” përfundojnë më 22 shkurt. 

Teilen: