Vitor Roque gati të rikthehet si triumfues në Europë, Barcelona fërkon duart
Pas dështimit të Barcelona dhe rikthimit në Brazil, aty ku firmosi për Palmeiras dhe shënoi 17 gola në 35 ndeshje në sezonin e fundit, braziliani Vitor Roque është rikthyer sërish në skenë.
“Sport” zbulon se sulmuesi brazilian ka përfunduar në radarin e Chelsea-s. “Blutë” e shohin 20-vjeçarin si profilin e duhur për sulmin dhe për të shtuar “koloninë” braziliane, pas suksesit me Estevao dhe Joao Pedro.
Shumë e interesuar për këtë lëvizje është edhe Barcelona, e cila në marrëveshjen me Palmeiras mbajti 20% të të drejtave mbi sulmuesin. Në rast se Chelsea apo cilido klub tjetër do të rikthejë Vitor Roque në Europë, shuma që do të paguajë për të është 50-60 milionë euro dhe Barcelona do të përfitojë 20% nga kjo shumë.
Teilen: