Dita e madhe erdhi. NFL vendos sot se cila do të jetë skuadra më e mirë e sezonit. Patriots të Neë England sfidojnë në Kaliforni ekipin e Seahaëks të Seattle.
Fakte dhe kuriozitete mbi stadiumin dhe shtetin:
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Levi’s” në Santa Clara, Kaliforni, shtëpia e San Francisco 49ers.
Kjo është hera e dytë që “Levi’s Stadiums” pret një Super Bowl. Hera e parë ishte 10 vite më parë, Super Boël 50, kur Denver Broncos mposhtën Carolina Panthers 24-10.
Ky është Super Boël i 14-të i mbajtur në shtetin e Kalifornisë. Vetëm Florida (17) ka pritur më shpesh.
Fakte dhe kuriozitete mbi Patriots vs Seahawks:
Patriots marrin pjesë në Super Boël-in për herë të 12-të, më shumë se çdo ekip tjetër. Në fakt, asnjë ekip tjetër nuk ka më shumë se tetë paraqitje. New England është në kërkim të fitores së shtatë në Super Boël, e cila do t’i lejonte që të kalonin Pittsburgh Steelers.
Dhjetë nga 12 paraqitjet e Neë England në Super Boël kanë ardhur që nga viti 2000. Asnjë ekip tjetër nuk është paraqitur në më shumë se pesë Super Boël gjatë kësaj periudhe.
New England është skuadra e parë që arrin në Super Bowl pasi ka humbur 13 ose më shumë ndeshje sezonin e kaluar.
Seahawks janë në Super Bowl-in e tyre të katërt, të tre finalet e tyre kanë ardhur pas vitit 2006. Bilanci i tyre në këto finale është negativ pasi mundur të fitojnë vetëm një herë.
Protagonistet e Super Bowl LX janë të njëjtat e Super Bowl XLIX. Atë ndeshje Patriots fituan 28-24 edhe pse ishin në disavnatazh të dhjetë pikëve.
Kjo është finalja e 10-të e Super Bowl në historinë e NFL-së e cila luhet mes dy ekipeve, të cilat janë ndeshur më parë me njëra-tjetrën në aktine fundit. Fituesit e takimeve të para kanë mundur që të fitojnë plot gjashtë herë edhe në takimet e dyta. Post – Dita e madhe erdhi. NFL vendos sot se cila do të jetë skuadra më e mirë e sezonit. Patriots të Neë England sfidojnë në Kaliforni ekipin e Seahaëks të Seattle.