Monday, 9. February 2026
Futboll

Arsyeja e çuditshme pse u anullua goli i Rayan Cherki në fund ndaj Liverpool-it (video)

GS 08/02/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester City mori një fitore të madhe 1-2 në “Anfield” ndaj Liverpool-it, e vlefshme për javën e 25-të të Premier League. Në minutat e fundit shtesë, Manchester City gjeti edhe golin e tretë me Rayan Cherki. Francezi shënoi nga mesi i fushës, duke perfituar nga rasti që ekipi i Liverpool-it ishte i gjithë në zonën e City.

Në momentin kur topi i goditur nga Cherki po shkonte drejt portës dhe Erling Haaland po e shoqëronte, ishte Dominik Szoboszlai që ndërhyri ndaj Erling Haaland, por topi shkoi në rrjetë.

Arbitri e anulloi golin dhe ndëshkoi me karton të kuq hungarezin, për ndërhyrjen ndaj Erling Haaland si lojtari i fundit. Goditje dënimi për City-n, duke qenë se faulli ishte jashtë zone, Bernardo Silva goditi mbi portë.

🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 RAYAN CHERKI HAS WON IT FOR MANCHESTER CITY !!!!!

pic.twitter.com/UTkiH96GPQ

— Footballnus (@footballnus) February 8, 2026

Teilen: