Inter merr fitoren e pestë rresht dhe vazhdon i qetë kryesimin. Sassuolo “viktima” e radhës (video)
Inter ka marrë fitoren e pestë rresht në Serie A, sot duke mposhtur 0-5 Sassuolon në transfertën e luajtur në “Mapei Stadium”. Zikaltrit gjetën avantazhin që në minutën e 11-të. Federico Dimarco kroson nga këndi, Yann Bisseck kërcen mbi mbrojtjen vendase dhe dërgon me kokë topin në rrjetë.
Në minutën e 28-të, Inter gjen golin e dytë pas një aksioni model. Dimarco kroson nga e majta në zonë, Marcus Thuram dyfishon shifrat. Federico Dimarco po përjeton sezonin e tij ëm të mirë në karrierë. 5 gola në Serie A dhe 12 asist deri tani këtë sezon.
Vendasit gjetën golin me Kristian Thorstvedt, në minutën e 41-të, por u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për zikaltrit. Në fillim të pjesës së dytë ishte Lautaro Martinez, që pasi kontrolli mirë topin me gjoks, e dërgoi atë në rrjetë. Në minutën e 53-të, Dimarco komplet “hat-trick” asistesh, kroson nga këndi dhe Manuel Akanji shënon me kokë. Në minutat në vijim, Sassuolo mbeti me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Nemanja Matic. Në fund të kohës së rregullt, ishte Luis Henrique që vulosi fitoren me “manita” për zikaltrit.
Inter fiton 0-5 dhe kryeson renditjen i pari, momentalisht me 8 pikë më shumë se Milan i vendit të dytë, që luan nesër në transfertë ndaj Pisa.