Monday, 9. February 2026
Futboll

Juventus shpëton në fund, Lazios i ikën fitorja prej duarsh. Zhegrova luan një pjesë loje (video)

GS 08/02/2026 2 Min. Lesezeit

Juventus ka barazuar 2-2 ndaj Lazio-s, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 24-të në Serie A. Fillimisht bardhezinjtë gjetën golin me Teun Koopmeiners në minutën e 26-të, pas një goditjeje nga distanca nga mesfushori holandez, por goli u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Në fund të pjesës së parë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Daniel Maldini, i pari për të me fanëllen e Lazios, ishte veterani Pedro që dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për bardhekaltrit.

Luciano Spalletti e nis pjesën e dytë direkt me një zëvendësim, del Juan Cabal dhe futet Edon Zhegrova. Lazio e nis shumë mirë pjesën e dytë, duke dyfishuar shifrat me Gustav Isaksen, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Danilo Cataldi, në minutën e 47-të. Në minutën e 59-të do të vinte reagimi i bardhezinjve, ku Weston McKennie do të shënonte me kokë pas krosimit të Andrea Cambiaso.

Barazimi i Juventusit do të vinte në minutën e fundit shtesë me Pierre Kalulu, i cili shënoi me kokë, pas asistit të Jeremie Boga, i pari për të me fanellën e bardhezinjve.

Rezultati final 2-2. Juventus mbetet në vendin e 4-të me 46 pikë, Lazio në vendin e 8-të me 33 pikë.

SHIKOGOLAT

Teilen: