Super Bowl 2026 është mbyllur me një verdikt neto: Seattle Seahawks janë kampionët e rinj të NFL-së. Në “Levi’s Stadium” të Santa Clara, në Kaliforni, sfida e titullit nuk pati histori, me një paraqitje dominuese të skuadrës së Seattle, që mundi New England Patriots me rezultatin 29-13.
Seattle Seahawks treguan një superioritet taktik dhe fizik në këtë sfidë, duke lënë pak hapësirë dhe shpresë për Patriots. Mbrojtja e Seattle ishte faktori vendimtar i ndeshjes, duke hedhur poshtë çdo tentativë të kundërshtarit dhe duke lejuar sulmin të administronte kronometrin me kthjelltësi.

Ndeshja u duk pa histori që në fillim, me Seattle të aftë që ë shkëputej gradualisht deri në 29-13. Për Seahawks bëhet fjalë për një sukses prestigjioz, që konfirmon soliditetin e një projekti teknik të saktë për shkuar në majë në edicionin numër 60 të NFL-së.
Nëse në fushë pati një skuadër dominuese, spektakli në pushim ndezi një debat që ka ndarë SHBA-të. Protagonist absolut ishte Bad Bunny, që vinte nga triumfi në Grammy me albumin “Debi Tirar Mas Fotos”. Këngëtari portorikan dha një mesazh uniteti: “Bashkë jemi Amerika, e vetmja gjë më e fortë se urrejtja është dashuria”. Në skenë u shfaqën edhe yje si Lady Gaga, Ricky Martin, Cardi B, Pedro Pascal dhe Jessica Alba, në një celebrim të kulturës latine, që shkaktoi zemërimin e konservatorëve.

Nga rezidenca e tij, Donald Trump e sulmoi hapur spektaklin, duke e përcaktuar si “show më i shëmtuar në histori dhe një shpullë në fytyrë për Amerikën”. Presidenti amerikan kritikoi zgjedhjen e NFL-së për t’ia besuar pushimin e finales një artisti që këndon në spanjisht. Trump e refuzoi eventin, duke preferuar të ndjekë në streaming një koncert të Kid Rock.
Atmosfera përreth stadiumit ishte e tensionuar edhe për shkak të sigurisë së brendshme. Deklaratat e Kristi Noem për praninë e agjentëve të ICE për të kontrolluar zonën sollën shqetësim te popullata lokale e Santa Clara, gjysma e së cilës përbëhet nga qytetarë që kanë lindur jashtë SHBA-ve.
Pavarësisht përgënjeshtrimeve të NFL-së, spektakli i Bad Bunny — që iu referua dramave sociale, si depërtimi i vogëlushit Liam Ramos — konfirmoi se si Super Bowl mbetet pasqyra e një vendi të fragmentuar thellësisht nga patriotizmi tradicional dhe iniciativat e reja gjithëpërfshirëse.