Thursday, 19. February 2026
Sport

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

GS 09/02/2026 1 Min. Lesezeit

Basketbollisti i Rahovecit 029, Kentrell Pullian është shpallur më i miri për xhiron e fundit në Superligën e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të hënën ka bërë të ditur se Pullian ka fituar çmimin “MVP i Javës” për xhiron e 19-të.

Amerikani Pullian ishte më i merituari për fitoren e madhe të Rahovecit 029 ndaj Vëllaznimit, ndeshje që e mbylli me 32 pikë, 9 kërcime e 8 asistime.

Po ashtu, Pullian është përfshirë edhe në ekipin më të mirë të xhiros apo “Top-5”, ku janë përfshirë edhe dyshja e Trepçës, Mikaile Tmushiq e Shaën Jones, pastaj Musab Mala i Pejës dhe Shanon Shorter i Bashkimit.

Tmushiq pati 19 pikë, 5 kërcime e 2 asistime kurse Jones shtoi 12 pikë, 13 kërcime e 3 asistime në triumfin e Trepçës ndaj Borës.

Mala udhëhoqi Pejën me 22 pikë, 7 kërcime e 2 asistime në fitoren kundër Sigal Prishtinës, ndërsa Shorter ishte më i dalluari te Bashkimi me 16 pikë, 9 kërcime e 6 asistime në fitoren ndaj Golden Eagle Yllit.

 

Teilen: