Thursday, 19. February 2026
Sport

Lomax i bashkohet Sigal Prishtinës

GS 10/02/2026 1 Min. Lesezeit

Një ditë pas largimit të Khalil Dukes, Sigal Prishtina ka reaguar me zëvendësimin e tij.

Të martën, Sigal Prishtina ka zyrtarizuar fundorin amerikan, Alex Lomax që do të jetë pjesë e ekipit deri në fund të sezonit.

25-vjeçari, i gjatë 183 centimetra transferohet te Prishtina pas përvojës në Bosnjë e Hercegovinë te skuadra e Zrinjskit, ku ka luajtur me një mesatare prej 19 pikëve, 5 kërcimeve e 4 asistimeve për ndeshje.

Lomax, gjithashtu e njeh mirë Superligën e Kosovës në basketboll pasi sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Borës.

Fundori amerikan shihet si përforcim i rëndësishëm te Sigal Prishtina, jo vetëm në kampionat por edhe në Ligën ENBL, ku ekipi nga kryeqyteti ka siguruar pjesëmarrjen në “play-off”.

Teilen: